I dyshuari për vrasjen e gjeneralit të lartë rus dërgohet në vendin e krimit NULL NULL 19.12.2024 08:50 19.12.2024 08:50 Një pamje tregon një skenë të një shpërthimi në të cilin, sipas komitetit hetues të Rusisë, gjenerali rus Igor Kirillov, përgjegjës për forcat e mbrojtjes bërthamore, dhe ndihmësi i tij u vranë, në Moskë, Rusi 17 dhjetor 2024. REUTERS/Maxim Shemetov I dyshuari për vrasjen e gjeneralit të lartë rus Igor Kirillov është dërguar në vendin e krimit në Moskë, thanë media shtetërore të enjten. Gjenerallejtënant Kirillov, i cili ishte shefi i Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, u vra jashtë banesës sw tij të martën së bashku me ndihmësin e tij kur shpërtheu një bombë e lidhur me një skuter elektrik, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Media Izvestia tregoi një burrë të prangosur duke ecur përgjatë një rruge në Moskë, i shoqëruar nga policia.