“I dua më së shumti”, Gjesti mesazh fansave: Do kthehem, s’do ju lë vetëm kurrë NULL NULL 30.03.2026 14:52 30.03.2026 14:52 Gjatë ditës së sotme, Gjesti ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”. Avokati i artistit, Artan Çerkini ka bërë të ditur se klientit të tij i janë shitur të drejtat e autorit, dhe siç tha ai, të tjerët kanë përfituar në emër të tij. “Janë të drejta që i takojnë ekskluzivisht autorit. Gjesti na ka paraqitur një kontratë në bazë të cilës janë shitur të drejtat e autorit. Ai asnjëherë nuk ka qenë në dijeni të kësaj kontrate dhe as nuk e ka parë më herët. Këto veprime në atë kontratë përbëjnë vepër penale. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje dhe prova shtesë për çkado që është e nevojshme. Mirëpresim fillimin e hetimeve, dhe personat përgjegjës të dënohen sipas ligjit”, deklaroi avokati para mediave, njofton Klankosova.tv. Ndërkohë Gjesti u premtoi fansave se së shpejti do të sjellë projekte të reja, derisa ua bëri me dije se i do shumë. “I dua më së shumti, janë të çmendur, kurrë nuk më kanë lënë vetëm, as unë kurrë s’do t’i lë. Ju dua më së shumti”, u shpreh këngëtari, fitues i BBVA vitin e kaluar.