Humbi në plazhin e Shëngjinit, policia e gjen 9 vjeçaren nga Kosova shëndoshë e mirë NULL NULL 26.07.2025 17:14 26.07.2025 17:14 Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka gjetur një vajzë të mitur nga Kosova, e cila ishte larguar nga prindërit e saj, derisa ishin duke pushuar në plazhin e Shëngjinit. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se 9 vjeçaren zyrtarët policorë shqiptarë e gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, dhe ua dorëzuan prindërve të saj. “Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren”, thuhet në njoftimin e policisë. Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional që bëri të mundur gjetjen e të miturës. Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes për fëmijët. /Klankosova.tv