Ibishi: Gratë shtatzëna që po trajtohen ndaj COVID-19 nuk janë të vaksinuara (VIDEO) NULL NULL 08.09.2021 18:31 08.09.2021 18:31 Gjinekologia obstetër, Vlora Ibishi, thotë se 14 gra shtatzëna që janë duke u trajtuar pas infektimit me COVID-19 nuk janë të vaksinuara. Ibishi në “Info Magazine” mes tjerash deklaroi se të pavaksinuara kanë qenë edhe shtatzënat tjera që janë trajtuar në klinikë e që tashmë janë liruar për në shtëpi, njofton Klankosova.tv. “Në raportin COVID në Klinikën e Gjinekologjisë deri në ora 14:30 kanë qenë të shtrira 14 gra dhe të gjitha janë COVID pozitivë. Por, ky numër mund të ndryshojë nga momenti në moment”. “Gjendja e tyre është stabile në përjashtim të një pacienteje e cila është transferuar në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive. Asnjëra nga 14 gratë shtatzëna që janë duke u trajtuar nuk kanë qenë të vaksinuara ndaj COVID-19”, tha Ibishi. Doktoresha mes tjerash tregoi arsyet që këto shtatzëna nuk janë vaksinuar teksa edhe bëri të ditur se në cilën javë të shtatzanisë janë pacientet e infektuara. “Disa prej grave shtatzëna kanë qenë të keqinformuara, disa nuk janë të informuara fare ndaj vaksinës e ka edhe prej atyre që janë frikësuar se mund ta dëmtojnë foshnjën e tyre ose se vaksina mund të ndikojë në fertilitet”. “Kemi gra shtatzëna të infektuara me COVID-19 që janë në javën e 40të të shtatzënisë por kryesisht infektimi dominon tek gratë në mes javës 28-32 të shtatzënisë”, tha Ibishi. Gjinekologia mes tjerash u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen ndaj COVID-19 e veçanërisht gratë shtatzëna.