Meti Thaçi ftohet nga Maqedonia U18 NULL NULL nga Jon Ajeti 16.06.2021 19:22 nga Jon Ajeti 16.06.2021 19:22 Basketbollisti i ri në moshë, Meti Thaçi, është ftuar për herë të parë nga selektori i Maqedonisë së Veriut U18, për ndeshjet e kampionatit evropian Divizioni A. Në këtë grup do të jenë edhe Spanja, Kroacia, Gjermania dhe Serbia, njofton Klan Kosova. Meti përfundoi një sezonë të suksesshme me skuadrën me Vardarit të Shkupit, duke qenë njëri ndër basketbollistët me të vlefshëm. Ndryshe, ai është djalë i ish basketbollistit të njohur shqiptar, Muhammed Thaçi, i cili ka luajtur për shumë skuadra kosovare. Përveç Metit, në grumbullimin e Maqedonisë U18 është ftuar edhe basketbollisti tjetër shqiptar, Rrezart Mehmedi.