Pse meshkujt tradhëtojnë më shumë se femrat? NULL NULL 19.08.2015 20:46 19.08.2015 20:46 Shumë studime kanë treguar se tipi i tradhëtarëve seksual është edhe më i ndeshur në jetë. Meshkujt tradhëtojnë më shumë se gratë dhe shpjegimi shkencor i këtij fakti duhet gjetur tek natyra e tij. Nga natyra, mashkulli është i destinuar që të përkthejë stimujt seksual në fantazi erotike, ndërsa femra i transformon në ndjenja, emocione dhe dashuri. Edhe ajo tradhëton, por më tepër se nëpërmjet raporteve seksuale, me anë të mendimit. Ndërsa tradhëtarët seksual janë më të qartë në zgjedhjet e tyre, ata dinë të ndajnë seksin nga ndjenjat dhe sipas sondazheve, rreth 50 për qind e meshkujve që kanë një lidhje të dyfishtë, vazhdojnë të jenë të dashuruar pas partnereve të tyre “zyrtare”. Për ta, tradhëtia është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në një lidhje të qëndrueshme apo martesë. Aventurat e shpejta janë për këtë tip tradhëtarësh një mënyrë për të vlerësuar më tepër bashkëshortet. Në shumë raste, për të qetësuar ndërgjegjjen, meshkujt bëhen më xhentilë dhe të ngrohtë me partneren pas një tradhëtie. A duhet pranuar tradhëtia? Në këtë pikë ka disa teori të ndryshme, por shumë prej studiuesve këshillojnë që të kyçni gojën edhe përballë provave të vërteta. Sinqeriteti i tepërt mund të shkaktojë tek partneri ndjenjën e zhgënjimit dhe urrejtjes, por edhe të shkatërrojë lidhjen. Nëse rrëfeheni edhe në detajet më të vogla, mund të lini tek bashkëshorti apo bashkëshortja idenë se aventura nuk ishte vetëm një tundim i rastësishëm, por një histori e vërtetë. Por nëse jeni zbuluar dhe nuk keni asnjë rrugëzgjidhje tjetër, ekzistojnë ende disa këshilla të mira për të dalë nga situata. Tradhëtia mund të gjenerojë dy tipa krejt të ndryshme reagimesh: zhgënjim dhe urrejtje ndaj partnerit, por edhe ndjenja kënaqësie psikologjike dhe seksuale. Në përgjithësi, të gjithë të tradhëtuarit ndjejnë të njëjtën nevojë të pashmangshme për të folur për tradhëtinë e pësuar. Pjesa më e madhe e tyre është e bindur se është në dijeni të gjithçkaje, si për të rënduar pozitën e partnerit, por edhe për t’u siguruar se ai është ende i denjë për besim. Ata përpiqen që të kuptojnë se çfarë i ka shtyrë partnerët në tundim, por edhe pse kjo dëshirë kthehet në një fiksim, nuk arrijnë të marrin shumë përgjigje. Tradhëtarët mbeten gjithnjë në pozita mohuese. Disa mendojnë se në këtë mënyrë mund të mbrojnë bashkëshortët apo partnerin nga dhimbja, ndërsa të tjerë nga frika se mund të shkatërrojnë lidhjen e tyre nuk e bejnë këtë gjë. Sa me insistuese dhe nervoze të jenë pyetjet e bashkëshortit, aq më pak i sinqertë do të tregohet edhe tradhëtari. Përpiquni që të kuptoni gjendjen në të cilën ndodhet dhe kjo do ta bëjë atë të ndjehet më mirë. Dhe në fund, bindni veten dhe mbi të gjitha partnerin se nuk do të hidheni më në aventura, apo të paktën që do të rrëfeni tundimet më përpara se të bini preh e tyre. Në këtë mënyrë do të tregoni se besnikëria juaj është një rrjedhojë e dashurisë dhe jo e zakonit apo e bashkëjetesës. Një këshillë e fundit do të thotë: mos e fajësoni partnerin për sjelljen tuaj. Nëse vërtet doni të vazhdoni lidhjen, nuk duhet të tërhiqeni edhe përballë ftohtësisë, sharjeve apo urrejtjes që mund të merrni. Shprehni ndjenjat, ankthet, nevojat dhe thojini partnerit që të bëjë të njëjtën gjë.