Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për një puthje perfekte

NULL NULL
13.08.2015 10:45
Shpesh themi se nuk ekziston perfektja dhe kjo deri diku është e vërtetë, por jo për një puthje perfekte!

Puthja është një moment intim mjaft seksual dhe tërheqës për të dyja gjinitë. Por jo rrallë ndihemi përpara ndjesisë jo të mirë pasi duam ta puthim partnerin në mënyren më të mirë të mundshme.

Përtej kënaqësisë së puthjes duam edhe një performancë të mirë në sytë e njeriut që kemi për zemër.

Ndiqni disa nga hapat që ju dërgojnë deri tek puthja perfekte:

Kujdesuni për buzët tuaja

Mos harroni të putheni me buzët e lyera bukur, dhe me gojën që ju mbanë erë të këndshme. Përdorni sa më shumë balsam që t’i mbani buzët sa më të buta dhe të gatshme për t’u puthur.

Bëjeni puthjen sa më interesante

Një puthje sulmuese drejt e në buzë, nuk do të ishte e suksesshme. Përdorni fantazinë, prekni me butësi buzët e partnerit.

Lëvizni duart

Nuk është nevoja të rrini statik deri sa putheni, përqafojeni atë, ledhatojeni, ose prekeni lehtë në qafë. Prekni edhe flokët e tij me shumë sensualitet deri sa jeni duke e shijuar puthjen.

Ndiq partnerin

Nuk është e nevojshme të jesh ti ajo që të udhëheqësh frenat e puthjes, përkundrazi është më shumë e pëlqyeshme që kjo gjë të krijohet nga të dy. Ndiq ritmin e partnerit tënd dhe imito lëvizjet e tij, mos kërko të bësh të kundërtën: duke bërë kështu puthjet që do të kthehen në një luftë për pozitë.

lajme të ngjashme