“Zërat e Tokës” në “Georgia’s Got Talent” (Video) NULL NULL 10.03.2016 15:38 10.03.2016 15:38 Në një video të postuar këtë muaj në internet, Gennady Tkachenko-Papizh shihet se si i ka mahnitur të gjithëve në “Georgia’s Got Talent” dhe tërë internetin me tingujt e tij të natyrës. “Le të provojmë të ndjejmë atë që Nëna Natyrë dëshiron të na e tregojë”, thotë ai, dhe më pas nis me performimin e zërave të zogjve, bletave, dhe të tjera. Kjo që ai bëri është diçka shumë e veçantë dhe përfundimisht e impresionuese. Tkachenko-Papizh, faqja e Facebook-ut e të cilit thotë se ai jeton në Gjermani por është nga Rusia, para kësaj talentin e tij e kishte prezantuar edhe në “Ukraine’s Got Talent”, transmeton Klan Kosova.