Shtëpia e Kendall “thyhet” sërish NULL NULL 18.10.2018 13:24 18.10.2018 13:24 Modeles së njohur, Kendall Jenner, sërish i është futur një njeri shtëpi. TMZ raporton se 37-vjeçari i quajtur John Ford është arrestuar në fillim të muajit të kaluar, pasi kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj dhe ishte ulur në verandë. Duket se lagjja e Kendall, në të cilën banojnë edhe disa të famshëm të tjerë, si Britney Spears, Paris Hilton, Charlie Sheen, Christina Aguilera dhe Slash, nuk është dhe aq e mirë sa i përket çështjes së sigurisë, meqë “ndjekësi” i Kendall kishte arritur që në shtëpi të futej përmes anës malore, e që kjo nënkupton se në atë pjesë nuk ka të vendosur pjesëtarë të sigurisë. I njëjti person kishe hyrë edhe një herë në shtëpinë e saj dhe ishte ulur para pishinës, por kur sigurimi e kishte telefonuar policinë, ai kishte arritur të ikte. Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar, Kendall kishte pësuar kriza depresioni dhe ankthi pikërisht për shkak të njerëzve si Ford që po e ndiqnin në këtë mënyrë.