Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxha: Policia po zhvillohet, prioritet anëtarësimi në Europol dhe Interpol (VIDEO)

NULL NULL
06.09.2023 23:56
Gazmend Hoxha

Me rastin e 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, ka thënë se policia po zhvillohet jo vetëm në numër, por ehe në cilësi.

Në një intervistë që ai ka realizuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se prioritet i PK-së mbetet anëtarësimi në Europol dhe Interpol.

“Policia e Kosovës ka filluar punën me 176 zyrtarë, sot numëron 865 sosh. Policia e Kosovës është zhvilluar edhe në cilësi, jo vetëm në numër. Tani kemi një strukturë me dinamikë të caktuar. Mendoj që është një shërbim policor cilësor që garanton siguri për secilin qytetar të Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se përveç synimit për t’u anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë siç janë Interpol dhe Europol, prioritet është edhe siguria në trafik.

“Unë si drejtor dhe Ministria e Punëve të Brendshme jemi duke punuar që t’u ofrojmë kushte sa ma të mira pjesëtarëve të PK-së. Për ta motivi është shumë më i madh se paraja”, ka shtuar ai.

Hoxha në fund ka treguar se Policia e Kosovës synon që çdo vit të rekrutojë policë të rinj në mënyrë që t’u përgjigjen sa më mirë nevojave të qytetarëve.

lajme të ngjashme