Hovenieri takon guvernatorin e BQK-së, kërkon sërish të shtyhet vendimi për dinarin NULL NULL 29.01.2024 10:43 29.01.2024 10:43 Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar sërish që të shtyhet vendimi për mospërdorimin e dinarit serb në Kosovë. “Sot pata një takim frytdhënës me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin”, ka shkruar Hovenieri në Twitter, përcjell Klan Kosova. “I përsëris shqetësimet e ShBA-së rreth zbatimit të rregullores së ndryshuar në operacionet me para”. “Ne bëjmë thirrje që ky implementimi të shtyhet në mënyrë që të lejojë kohë të mjaftueshme për tranzicion efikas dhe për komunikim publik që të zbuten impaktet negative te qytetarët”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "S'e ka kuptuar pyetjen", kontradiktat e komunës së Kamenicës për punëtorët që paguan e rrijnë në shtëpi (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova Hamza në Dragash viziton një qumështore: Do t’ju përkrahim me grante deri në 30% të vlerës së investimit 1 day