Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Houthis me operacione derisa ushqimi dhe ilaçet të arrijnë në të gjithë Gazën

NULL NULL
25.01.2024 16:53
Gaza
Gaza

Udhëheqësi i grupit Houthi të Jemenit, Abdulmalik al-Houthi, ka thënë se luftëtarët e tij do të vazhdojnë me operacionet e tyre në anijet në Detin e Kuq që shkojnë në portet izraelite derisa “krimet sioniste të ndalen” dhe ushqimi dhe ilaçet të arrijnë në të gjithë Rripin e Gazës.

“Beteja jonë synon të mbështesë popullin palestinez dhe nuk ka qëllime të tjera”, tha ai.

“Amerika po lufton që anijet që transportojnë mallra të arrijnë në Izrael, por po pengon që ndihmat të arrijnë në Gaza”, shtoi ai.

Më shumë se 200 dronë dhe mbi 50 raketa balistike dhe lundruese janë përdorur në operacionet e grupit, shtoi ai.

lajme të ngjashme