Hoti i acaruar për Trustin: Kosova nuk ka qeveri funksionale, por as president jo NULL NULL 21.03.2023 18:37 21.03.2023 18:37 Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, e ka rikthyer në diskutim çështjen e Trustit Pensional. Për këtë, përveç qeverisë, ai akuzon edhe presidenten Vjosa Osmani për moskujdes ndaj institucioneve kushtetuese për të qenë funksionale, për t’u dhënë qytetarëve kursimet e tyre, referuar situatës së luhatur ekonomike, transmeton klankosova.tv. ”Disa banka në ShBA kanë falimentuar. Një bankë në Zvicër është në vështirësi. Ndërkaq, mjetet e investuara të Trustit Pensional janë pa zot. Trusti nuk ka Bord për t’i tërhequr mjetet nga tregjet dhe fondet që janë në rënie. Humbjet janë me miliona. Nuk ua dhanë një pjesë të kursimeve qytetarëve, siç u kërkua me projektligjin e iniciuar me peticion nga qytetarët. Tani ato kursime po avullohen në tregje financiare pasi nuk ka kush t’i kthejë në Kosovë për t’i mbajtur si para të gatshme. Qeveri funksionale Kosova nuk ka. Por nuk ka as President për tu kujdesur që institucionet kushtetuese janë funksionale”.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023