Hollywood do të mirëpresë sërish Meghan Markle NULL NULL 01.12.2018 21:30 01.12.2018 21:30 Meghan Markle është martuar me Princ Harryn dhe është në pritje të fëmijës së parë. Por kjo nuk do e ndalojë Dukeshën e Sussex të bëjë një rikthim spektakolar në Hollywood. “Unë jam e sigurt që Meghan do të bëjë një film të ri”, tha Gina Nelthorpe-Cowne, ish-agjentja e saj. Gina përfaqësoi Dukeshën derisa ajo u lidh me Harry-n. Nelthorpe-Cowne krahasoi historinë e Meghan me atë të fitueses së Oskar, Grace Kelly, që braktisi Tinseltown për t’u martuar me princin Rainier të Monakos. Por Gina shprehet se oborrtarët e Britanisë nuk mund ta ndalojnë Dukeshën të arrijë ambiciet e saj në ekranin e madh. “Nëse Meghan dëshiroj të bëjë një film të ri, do ta bëjë”, shtoi ajo. “Markle është një grua e vendosur dhe e di se çfarë dëshiron”.