Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar NULL NULL 17.07.2026 17:28 17.07.2026 17:28 Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Rreth orës 14:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë. Në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje, ndërsa si pasojë e përplasjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Zaiti. Sipas tij, personat e lënduar kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor. “Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai. Aksident në Vushtrri, policia dhe ambulanca në vendngjarje (VIDEO)