Historike: Shkëndija, skuadra e parë në RMV që arrin fitore në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës NULL NULL 23.10.2025 21:10 23.10.2025 21:10 Skuadra nga Tetova, Shkëndija, ka arritur të shkruajë historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar fitoren e parë dhe tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Skuadra kuqezi triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj ekipit irlandez Shelburn, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Goli vendimtar erdhi në minutat shtesë, pas një goditjeje të fortë të Ronaldo Webster, që u devijua nga Patrik Barnet, duke përfunduar në rrjetën e skuadrës mysafire. Me këtë fitore, Shkëndija jo vetëm që regjistroi triumfin e parë në historinë e saj në fazën e grupeve të një gare evropiane, por gjithashtu u bë skuadra e parë nga Maqedonia e Veriut që arrin një sukses të tillë. /Klankosova.tv