Historia e pinguinit që do i’u habisë NULL NULL 09.03.2016 19:30 09.03.2016 19:30 Peshkatari, Joao pereira de Souza jeton në një fshat jashtë Rio de Janerio të Brazilit dhe në vitin 2011 e kishte gjetur një pinguin të mbuluar me vaj dhe afër vdekjes. Ai e quajti këtë pinguin, Dindim, transmeton Klan Kosova. Pas një jave kur e shëroi pinguinin, ai tentoi që ta kthejë në det. Por ai nuk dëshironte të largohej. “Ai qëndroi me mua për 1 muaj dhe më pas por më pas u zhduk”. Por vetëm disa muaj më pas, Dindim u rikthye. Joao një ditë prej ditësh pa pinguinin aty pranë dhe ai e ndoqi deri në shtëpi. Për pesë vitet e fundit, Dindim i ka kaluar tetë muaj të vitit me Joao dhe besohet që pjesën tjetër të vitit e kalon në brigjet e Argjentinës dhe Kilit. Besohet që ai noton 8 mijë kilometra vetëm që të bashkohet me njeriun që i shpëtoi jetën. “E dua pinguinin sikur të ishte fëmija im dhe besoj që edhe më do mua. Kjo pasi që askush nuk guxon që ta prek atë e nëse ata e prekin ai i godet me sqep”. “Çdo kush thotë që ai nuk do rikthehet, mirëpo ka pesë vite që ai vjen. Ai arrin këtu në qershor dhe largohet në shkurt”. Bilogu Krajewski tregon se kjo është hera e parë që ka hasur në një rast të tillë. “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Mendoj që pinguini beson që Joao është pjesë e familjes së tij, e sigurisht e mendon që është pinguin”.