Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hidhet shorti, përfaqësuesi i Dritës i kontrollon topat e fatit (VIDEO)

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 31.03.2022 22:00

Pati dilema gjatë hedhjes së shortit.

Drejtori sportiv i klubit Drita, Valon Zymberi, para se të tërhiqeshin letrat, i kontrolloi topat se a janë në rregull.

Ai e tregoi arsyen pse vendosi kështu.

Pasi gjithçka ishte transparente, filloi edhe hedhja e shortit.

Në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, skuadrës së Dritës i ra të përballet me ekipin e Ligës së Parë, Ramiz Sadiku.

Në anën tjetër, në gjysmëfinalen tjetër, mes vete do të ballafaqohen fituesit e dy edicioneve të fundit të Kupës, Prishtina dhe Llapi.

Përfaqësuesit e dy klubeve po e shohin si përballje shumë të fortë.

Ndeshjet e para zhvillohen më 7 prill, kurse ndeshjet e kthimit më 13 prill.

Fituesi i kësaj gare e përfaqëson Kosovën në Europa Conference League.

lajme të ngjashme