Hezbollahu ka marrë përsipër katër sulme ndaj pozicioneve izraelite NULL NULL 18.03.2024 19:11 18.03.2024 19:11 Foto ilustruese. Hezbollahu ka marrë përsipër katër sulme ndaj pozicioneve izraelite, sulme këto të cilat ndodhën brenda pak minutash nga njëri-tjetri këtë pasdite. Grupi i armatosur libanez tha në kanalin e tij në Telegram se dy nga sulmet ishin drejtuar drejt zonave në fermat Shebaa dhe u shprehën se përdorën raketa. Një sulm tjetër thuhet se kishte në shënjestër një “mbledhje ushtarësh izraelitë” në kodrën al-Tahyat dhe sulmi i fundit përdori predha artilerie për të synuar zonën al-Bayad Bilda.