Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hetohet Elbert Krasniqi – Prokuroria e Pejës inicion rast ndaj tij për kanosjen e dy personave

NULL NULL
27.11.2025 21:29

Është inicuar rast për veprën penale të kanosjes ndaj ministrit në detyrë të  Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Bëhet fjalë për një rast të kanosjes ndaj dy personave i cili dyshohet të ketë ndodhur më 23 nëntor në qytetin e Pejës.

Rreth rastit në fjalë për Klankosova.tv ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai tha se procedura hetimore është iniciuar dhe sipas tij po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Policinë e Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit është inicuar rast për veprën penale të kanosjes. I dyshuari është një ministër në detyrë i Republikës së Kosovës. Për këtë çështje jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugë, derisa ka qenë e bllokuar për shkak të trafikut, dhe sipas tyre i njëjti ka dalë nga vetura dhe i ka kanosur”, ka deklaruar Nikçi.

 

lajme të ngjashme