Henrik Sirkos nuk i’a len shenjë lëndimi, rikthehet me statistika të frikshme ndaj Pejës (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 19.04.2023 23:36 nga Endrit Zogaj 19.04.2023 23:36 Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Henrik Sirko nuk luajti në dy ndeshjet e para gjysmëfinale përballë Pejës për shkak të lëndimit. Mungesa e tij u dallua tëjet mase, pasi ekipi pejan arriti t’i fitoi dy ballafaqimet ndaj kampionit në fuqi. E rikthimi i Sirkos u dallua mënjeherë në sfidën e tretë gjysmëfinale. Ai u kthye me statistika të frikshme në fitoren e Yllit përballë Pejës që përfundoi me rezultat 104-107. Sirko ishte më i dalluari në këtë ballafaqim duke shënuar 22 pikë, 10 kërcime e 2 asistime. Rikthimi i Sirkos në formacion mund ta ndihmoj Yllin që të arrij në finalen e madhe.