Helmoi vjehrrën, Marjana Cmeta dënohet me 32 vjet burgim NULL NULL 12.11.2019 11:35 12.11.2019 11:35 Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 32 vite burg Marjana Cmeta, për helmimin e vjehrrës së saj. Prokuroria e Krimeve të Rënda më 4 tetor kërkoi që Marjana të dënohej me 35 vite burg. Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017 në Kamëz, ku u raportua e vrarë Lirije Lami. Pas hetimeve gati 1-vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të 2018. Sipas njoftimit zyrtar të policisë në atë kohë, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen. Si u zbulua vrasja? Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin. Ky i fundit e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami. Por si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë./oranews *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 14 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 17 minuta më parë