Hedh në erë oborrin në përpjekje për t’i vrarë insektet (VIDEO) NULL NULL 30.10.2019 18:15 30.10.2019 18:15 Një burrë në Brazil e ktheu një pjesë të oborrit të tij së prapthi në një përpjekje të gabuar për t’i vrarë disa insekte. “Gruaja ime u ankua se kishte shumë insekte në kopshtin tonë”, deklaroi Cesar Schmitz për FocusOn News. “ Ajo frikësohet prej tyre dhe më luti që t’ua shkatërroja folenë e tyre nën tokë një herë e përgjithmonë”. Schmitz derdhi pak benzinë në vrimë, pastaj filloi të hidhte disa fije shkrepëseje në të. Fillimisht nuk ndodhi asgjë, por pas disa tentimeve filloi. Pavarësisht shpërthimit të madh, Schmitz nuk i vrau të gjithë insektet: Një prej tyre mund të shihet në video se si është duke u larguar pas shpërthimit.