‘Haye s’do të ketë problem ndaj Arnold Gjergjaj’ NULL NULL 01.04.2016 13:02 01.04.2016 13:02 Boksieri i pamposhtur Nick Webb ka ndarë përshtypjet e tij te para pasi morri lajmin se dueli i radhës i David Haye është paralajmëruar që të mbahet me 21 maj në “O2 Arena” në Londër. Kundërshtari i tij do të jetë shqiptari, Arnold Gjergjaj i cili njihet me nofkën “Kobra”. Edhe Webb do të boksoja në po të njëjtën ditë, e cila tash ka marrë emrin “Haye Day II”. Kështu Webb ka folur edhe për Gjergjajn duke thënë se nuk kishte dëgjuar për të në të kaluarën, por emrin e tij e ka dëgjuar kur ka marr vesh se kundërshtari i tij i fundit do të përballet me të. Në njohurit e Webb, Gjergjaj njihet si një nga tre boksierët e kategorisë së rëndë në Zvicër, një vend që nuk njihet se ka prodhuar ndonjë kampion të rangut botëror. Me origjinë nga Kosova, por që familja e tij nga Gjakova migroi në Pratteln të Zvicrës, kur ai ishte vetëm 14 vjeçar në vitin 1999, më pas ai u bë kampion i trefishtë i Zvicrës në boksin amator. I trajnuar nga Angeli Gallina në klubin e boksit të Bazelit. Idoli i tij në fëmijëri ishte Lenoxx Lewis, kurse ishte trajnuar edhe me vëllezërit Klitschko në të kaluarën. Gjergjaj ka mposhtur gjashtë boksierë që deri atë kohë ishin të pamposhtur për gjashtë vite e3 gjysmë, kurse tash bartë brezin e kampionit në EBU-EE. Pavarësisht formës së mirë që ka kaluar “Kobra” vitet e fundit Webb ka parashikuar se Haye do ta mposhtë boksierin kosovar pa kurrfarë problemi, transmeton Klan Kosova.