Haxhiu nderon 25 martirët e Bukoshit NULL NULL 03.05.2026 10:10 03.05.2026 10:10 Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në Bukosh. Atje, më 3 maj 1999 25 djem e burra u ndanë nga kolonat dhe u ekzekutuan në oborrin e shkollës në Bukosh, transmeton Klankosova.tv. Ushtruesja e detyrës së presidentes përshëndeti familjarët e martirëve një nga një. Bashkë me Haxhiun, nderime për martirët bëri edhe ministri në dorëheqje Andin Hoti.