Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu e nis “ligjeratën” e dytë për zgjedhjen e presidentit

NULL NULL
28.04.2026 14:36

Tashmë ka nisur seanca e thirrur për diskutim lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Në nisje të seancës, ka folur kryetarja e Kuvendit të Kosovës duke përsëritur deklaratat lidhur me mungesën e deputetëve.

“Edhe përkundër faktit që edhe dje, edhe sot u kam bërë thirrje deputetëve të cilët nuk janë të pranishëm në këtë seancë, që të vijnë në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe të ushtrojnë detyrat dhe obligimet e tyre kushtetuese, siç po e shihni deputetët nga radhës e partive opozitare nuk janë të pranishëm”

“Detyrohem që si kryetare e Kuvendit që të adresojë edhe njëherë përgjegjësitë që deputetët i kanë në raport me obligimet kushtetuese dhe atë bazuar edhe në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat duhet të zbatohen nga të gjithë”, u shpreh ajo./Klankosova.tv

lajme të ngjashme