Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hasani: Rashiqi nuk ka të drejtë të propozohet për nënkryetar të Kuvendit në emër të komunitetit serb

NULL NULL
26.08.2025 20:29
Enver Hasani
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se deputeti Nenad Rashiq nuk ka të drejtë dhe nuk mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ai në një intervistë për Nacionalen ka thënë se nuk mund të pyetet komuniteti shumicë për të drejtat kushtetuese të komuniteteve joshumicë.

“Zoti Rashiq nuk ka asnjë të drejtë të propozohet, as sipas Kushtetutës së Kosovës dhe as sipas Rregullores së Kuvendit”, ka thënë Hasani.

“Votimi duhet të bëhet nga shumica e komunitetit serb, gjë që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë”.

“Rregullorja është akti i vetëm nënligjor që normohet plotësisht me Kushtetutën e Kosovës dhe shërben si parametër matës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit TË Kosovës, nëse ato përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese”

lajme të ngjashme