Harry Styles e anulon koncertin pas sulmit me armë në Kopenhagë të Danimarkës NULL NULL 03.07.2022 23:26 03.07.2022 23:26 Këngëtari britanik Harry Styles e ka anuluar koncertin e tij që e kishte për ta mbajtur në Kopenhagë të Danimarkës sonte. Styles kishte për të perfomuar afër sulmit me armë zjarri që ka ndodhur, prej të cilit dyshohet se janë disa persona të vrarë. “Ekipi im dhe unë lutemi për të gjithë të përfshirët nga të shtënat në qendrën tregtare të Kopenhagës. Jam i shokuar. Love H”, ka shkruar Styles në rrjete sociale, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.