Haradinaj pret delegacionin nga ShBA në Gllogjan, nderon Serwerin dhe Marquezin me medalje NULL NULL 01.07.2026 19:24 01.07.2026 19:24 Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-kryetari i Aleancës ka pritur në Gllogjan një delegacion nga ShBA, të përbërë nga profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph, Mario Marquez, Ramiz Tafilaj, si dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë. Ai ka vlerësuar lart angazhimin e tyre për Kosovën, duke theksuar se mbështetja e vazhdueshme e miqve amerikanë është e rëndësishme për rrugën e vendit drejt rikthimit të partneritetit strategjik me aleatët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre ndër vite ndaj Kosovës, ish-kryetari i Aleancës u ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” profesorit Daniel Serwer dhe Mario Marquez. “Në nderim të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gllogjan patëm nderin t’i presim delegacionin nga Amerika, në përbërje të Prof. Daniel Serwer, Prof. Edward Joseph, Mario Marquez dhe Ramiz Tafilaj dhe shqiptaro-amerikanë tjerë të respektuar”. “Angazhimi i tyre ndaj Kosovës është shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet drejt rikthimit në partneritetin strategjik me aleatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me respekt dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat, z. Daniel Serwer dhe z. Mario Marquez i dedikova medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, ka shkruar ai./Klankosova.tv