Haradinaj për ‘vullnetin popullor’ të VV-Guxo: Votë PRO Simiqit, refuzim ndaj Vjosës Presidente NULL NULL 07.05.2026 11:52 07.05.2026 11:52 Meliza Haradinaj e cila kishte shërbyer si këshilltare e tashmë ish-presidentes Vjosa Osmani ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas Haradinajt, mënyra se si VV-ja dhe Guxo e panë zbatimin e “vullnetit popullor” të zgjedhjeve të 28 dhjetorit ishte duke u votuar unanimisht Sllavko Simiqi nga Lista Serbe, e në anën tjetër duke u refuzuar Vjosa Osmani si presidente edhe për një mandat. “Zbatimi i ‘vullnetit popullor’ të 28 dhjetorit sipas VV/Guxo: 1. Votë unanime PRO Sllavko Simiqit nga Lista serbe e Radojçiqit; por 2. Refuzim ndaj Vjosës Presidente”, shkroi Haradinaj në Facebook.