Haradinaj në ShBA, lajmërohet nga salla ku Trumpi do të mbajë fjalim NULL NULL 05.02.2026 14:12 05.02.2026 14:12 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haradinaj, në një postim të publikuar sot në Fcebook, shkroi se pas pak pritet të fillojë ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit, ku presidenti amerikan Donald Trump do të mbajë fjalim. “Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta. Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”