Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë “hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën”

NULL NULL
14.05.2019 10:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi më i mirë është se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë tashmë i është heq nga dora Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Haradinaj e ka interpretuar një deklaratë të Mogherinit të dhënë në Tiranë ditë më parë.

“Mogherini në Tiranë tha “hiqeni taksën se ua ndajë Kosovë”. Ajo tha se hiqeni taksën dhe unë menjëherë thërras takim për vazhdimin e dialogut. Këtë kështu mund ta përkthejmë”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

“Kemi qëlluar disa në vend që i kemi lexuar këto projekte. Taksa nuk do të hiqet. Mogherini është në përfundim të mandatit. Tash janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian”.

“Procesi tash është në duar të sigurta. Nuk rrezikojmë propozim për ndarje”.

Sa i përket pjesëmarrjes së SHBA-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ai është shprehur: “Ne i takojmë botës së Amerikës jo të Rusisë. Rusia është tërhequr nga Ballkani kohë të gjatë. Amerika nuk është tërheq asnjëherë. Nuk është Amerika dikush që përjashtohet nga proceset. Nuk mund dikush ta përjashtojë Amerikën nga proceset në Kosovë dhe Ballkan”.

lajme të ngjashme