Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj kërkesë klasike për Kurtin, me letër i kërkon shtyrje të vendimit për targa (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 03.11.2022 19:44

Kur të kthehet nga Berlini, kryeministri Albin Kurti do ta ketë në tavolinë një letër të shkruar nga një kundërshtar i tij.

Është kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që në këtë formë po ia jep tri propozime që lidhen me situatën në veri të vendit.

I pari është ndryshim i vendimit qeveritar për targat ilegale, ashtu si i kërkoi edhe Amerika, njofton Klan Kosova.

“Me urgjencë të pranoni kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpreni veprimet që keni marrë deri tani për zbatimin e vendimit në fjalë”, tha Haradinaj.

Opozitari nuk do as telashe në atë pjesë, pa u  marrë vesh përfundimisht me Serbinë, kur duhet të ketë njohje reciproke.

“Deri në Marrëveshjen Finale, të mos ndërmerrni asnjë veprim që e rrezikon sigurinë e vendit në cilën do pjesë të tij, pa koordinim në plotni me Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Në konferencën e quajtur të jashtëzakonshme, Haradinaj tha se ka kërkuar nga Kurti që të konsultohet vazhdimisht me Jake Sullivan, që është këshilltar nacional për siguri i presidentit amerikan, Joe Biden, për ta shtensionuar situatën në komunat me shumicë serbe.

lajme të ngjashme