Hapet seminari i gjuhës shqipe, pjesëmarrës edhe studentë serbë (VIDEO) NULL NULL 17.08.2015 20:12 17.08.2015 20:12 Gjuha shqipe i mblodhi përsëri studiuesit e saj nga mbarë bota. Për të tridhjetë e katërtën herë me radhë, filloi punimet seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ndërsa u tha se ngjarjet e tilla, i kontribuojnë shumë ruajtjes së gjuhës dhe avancimit të saj. Kurse ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kërkoi unitet tek të gjithë shqiptarët, njofton Klan Kosova. Pjesëmarrës në këtë aktivitet të shqipes ishin studiues nga shumë vende të botës, mes tyre janë edhe studentët e Universitetit të Beogradit. Kronikë nga Kreshnik Mustafa.