Hapet pavijoni i Kosovës në edicionin e 76-të të festivalit të Kanës NULL NULL 17.05.2023 16:24 17.05.2023 16:24 Për të dymbëdhjetin vit me radhë, Qendra Kinematografike e Kosovës prezantohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në Facebook, njofton Klan Kosova. “Ndër të tjera do të promovohen filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë”. Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 134. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv