Hapet panairi “Blej shqip” në Prishtinë NULL NULL 27.11.2022 21:25 27.11.2022 21:25 Është hapur panairi i produkteve tradicionale “Blej shqip” në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook. Ai zbuloi se në këtë panair ka shkuar me fëmijët e vet, të cilët, sipas tij, ishin shumë kureshtarë për të mësuar rreth produkteve tradicionale shqiptare. Rama tha se është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të mos i harrojnë vlerat e traditat kombëtare. “U hap sot panairi “Blej Shqip” 🇦🇱 në ❤️ të Prishtinës. Arra e Tigri ishin shumë kuriozë për të mësuar rreth produkteve tradicionale shqiptare. Është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të mos harrojnë vlerat e traditat tona kombëtare dhe t’i kultivojnë ato”, ka shkruar Rama në Facebook. Panairi do të mbetet i hapur deri më 29 nëntor në sheshin “Nënë Tereza”.