Hapet ekspozita “Udhëtimi frymëzues i minatorëve” (VIDEO) NULL NULL nga Merita Neziri 14.02.2023 20:22 nga Merita Neziri 14.02.2023 20:22 Të martën në Muzeun Kombëtar të Kosovës u hap Ekspozita “Udhëtimi frymëzues i minatorëve”. Kristale e minerale të çmuara të thellësisë së Trepçës janë të ekspozuar, dhe po presin vizitorë, njofton Klan Kosova. Nga organizuesit u tha se kjo ka edhe për qëllim të ndihmojë që publiku të njohë kontributin e minatorëve në shtetndërtim. Ekspozita u hap edhe për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë dhe muajit të minatorëve. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 24 shkurt. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.