Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë NULL NULL 10.03.2025 21:02 10.03.2025 21:02 Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur se ka indikacione se ka veprime të qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje, për prolongim të konstituimit të institucioneve qeverisëse. Ai u shpreh në Rubikon me Adriatik Kelmendin se prioritet për të mbetet interesi i vendit, sepse mungesa e institucioneve stabile ndikon në zhvillimin ekonomik, transmeton klankosova.tv. ”Vendi nuk ka nevojë që të ketë mungesë së institucioneve stabile”. ”Për mua prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, pastaj interesi i partive politike, e në fund të individëve brenda partive politike”. ”Sepse mungesa e institucioneve stabile ndikon edhe në zhvillimin ekonomik”. ”Ankesat më të mëdha edhe veprimet më të mëdha është duke i bo partia në pushtet, partia që ka qeverisë”. ”Jam për t’u ruajt vota”. ”Normalisht i vlerësoj të gjithë hapat procedural, megjithatë nuk duhet bërë veprime të qëllimshme, me qëllim të prolongimit të konstituimit të institucioneve për qeverisjen e ardhshme. Ka indikacione, por realisht është më shumë se një muaj që nuk është certifikuar rezultati zgjedhor”.