Hamza: Bizneset, forca e zhvillimit të ekonomisë – janë punëdhënësit më të mëdhenj në vend NULL NULL 22.01.2025 19:08 22.01.2025 19:08 Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook është shprehur se bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë. Ai shkroi gjithashtu se janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë, përcjell Klankosova.tv. “Bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë. Janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë. Jemi popull ndërmarrës, me biznese konkurruese që krijojnë vende pune, paguajnë tatime dhe e mbajnë shtetin me punën, përkushtimin dhe inovacionin e tyre”. “Pas 9 shkurtit është koha për një Kosovë ma të mirë, ku prej bizneseve të vogla familjare që mezi po mbijetojnë e deri te korporatat e mëdha që eksportojnë prodhimet “Made in Kosova”, do ta gëzojnë mbështetjen time të plotë si kryeministër”, ka shkruar Hamza.