Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga Kosova drejt Shqipërisë: 43-vjeçarja aksidentohet në rrugën Milot-Kukës

NULL NULL
07.06.2026 16:42

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Morinë–Kukës, ku një 43-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Siç raporton OraNews gruaja po udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë me një automjet tip “Volkswagen Polo” me targa shqiptare, kur për arsye ende të paqarta doli nga kontrolli i mjetit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti ambulanca e Spitalit Rajonal të Kukësit, e cila i dha ndihmën e parë drejtueses së automjetit.

Më pas, 43-vjeçarja u transportua në spital për kontrolle dhe trajtim mjekësor. Gjendja e saj shëndetësore nuk bëhet e ditur, ndërsa rrethanat e aksidentit janë në verifikim.

lajme të ngjashme