Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamasi thotë se po e studion propozimin e ri të armëpushimit

NULL NULL
30.01.2024 15:09
hamasi propozimi
Foto: Reuters

Hamasi tha të martën se do ta studiojë një propozim të ri për armëpushim në luftën me Izraelin në Gaza, disa orë pasi komandot izraelite vranë tre militantë palestinezë gjatë një bastisje në një spital në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Bastisja nënvizoi rrezikun e përhapjes së luftës në Gaza në fronte të tjera, ndërsa forcat izraelite luftuan në beteja të reja me luftëtarët e Hamasit në enklavën palestineze, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Përleshjet në Gazën veriore detyruan më shumë banorë palestinezë të iknin në zona më të sigurta dhe pjesët jugore të enklavës bregdetare u goditën nga sulmet ajrore izraelite.

lajme të ngjashme