Hadergjonaj komenton finalen e Wimbledon mes Alcaraz dhe Djokovic NULL NULL nga Emanuell Syla 17.07.2023 20:54 nga Emanuell Syla 17.07.2023 20:54 Finalen e garës më të famshme të tenisit Wimbledon, erdhi në studio për ta analizuar kryetari i federatës së tenisit të Kosovës. Jeton Hadergjonaj thuri lavde të mëdha për kampionin Alcaraz, që mposhti Djokovicin. Hadergjonaj ka mbetur i mahnitur me pikët e fituara me stil të Alcaraz të dielën. Nuk e la pa përmendur sjelljen e keqe të serbit, ku theu edhe reketin. Javë më parë Djokovic kishte shkruar se Kosova është zemra e Serbisë, për të cilin veprim ka reaguar federata, komiteti olimpik e ministria e sportit.