Guximtarët e Italisë (FOTO) NULL NULL 27.11.2015 17:00 27.11.2015 17:00 Një grup prej 26 personash, kanë bërë një veprim shumë të guximshëm. Në malin Monte Piana në Itali, në një litar 45 metra të gjatë, janë vendosur në lisharëse ngjyra-ngjyra, duke qëndruar ashtu rreth 209 metra lartësi mbi tokë, përcjellë Klan Kosova. Ky veprim i tyre, ishte në nderim të ushtarëve që kanë humbur jetën në Luftën e Parë Botërore në atë zonë. Këta persona të guximshëm, ishin shtrirë në 17 lisharëse duke formuar kështu ngjyrat e ylberit. Shumë prej tyre janë atletë, të trajnuar për të ecur në lartësi e distanca të gjata. Vendi që ata kanë zgjedhur, nuk është spikatur për shkak të bukurisë që ka, po për shkak të rëndësisë historike. Kjo zonë është një muze i hapur në kujtim e nderim të 18,000 ushtarëve të rinj që kanë vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore.