Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gundogan: Noeli më tha të kthehem në shtëpi

NULL NULL
28.08.2024 07:33

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan, ka thënë që edhe rokeri Noel Gallagher e kishte ftuar të kthehej te Manchester City.

33-vjeçari u largua në drejtim të Barcelonës vitin e kaluar, por erdhi sërish në Etihad këtë verë.

Në anën tjetër, ylli i Oasis, bend që u ribashkua këtë javë pas 15 vjetësh, është fans i flaktë  i klubit të qytetit të tij të lindjes.

“Noeli më çoi mesazh kur lashë Manchester Cityn vitin e kaluar. Ma çoi një mesazh të mirë. Ai po ashtu më shkroi pak ditë më parë: Kthehu në shtëpi, vëlla”, ka thënë Gundogani.

 

lajme të ngjashme