Grupi i punk-ut me anëtarë me autizëm dhe Sidromën Down NULL NULL 07.11.2015 20:00 07.11.2015 20:00 Pertti Kurikan Nimipaivat është një grup punk në Finlandë. Ajo se çfarë këta i bënë të veçantë është se disa anëtarë janë me me Sindromën Down kurse të tjerët me autizëm, transmeton Klan Kosova. Ata dëshirojnë që përmes vetes të rrisin ndërgjegjësimin e njërëzve rreth këtyre dy dukurive. Ky grup ishte themeluar në vitin 2004 ku për qëllim kishte tu ndihmonte të rriturit me vështirësi në të mësuar por më vonë u bënë një sensacion kombëtarë. Ata madje e kanë përfaqësuar Finlandën në Eurovisionin e vitit 2015. Për ta madje është realizuar edhe një dokumentar në vitin 2012 me titullin “Sindroma e Punkut”. Më poshtë mund ta dëgjoni një prej këngëve të këtij grupi.