Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruevski: Zgjedhje më 5 qershor, me ose pa LSDM-në

NULL NULL
24.02.2016 09:53

Menjëherë pas konferencës për shtyp të liderit opozitarë Zoran Zaev, para gazetarëve u paraqit edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, i cili theksoi se u përcaktua për zgjedhje më 5 qershor pasi ka marrë garanci nga përfaqësuesit e SHBA-vë dhe BE-së s nuk do të ketë prolongime të tera.

Një garanc të tillë ka marrë edhe nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti se me 5 qershor vendi shkon në zgjedhje me ose pa LSDM-në.

“Në këtë moment janë arritur të gjitha kushtet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill. Këtë e kanë të qartë të gjithë, sikurse e kanë të qartë edhe atë se pse LSDM-ja ik nga zgjedhjet. Vendimin për ditën e zgjedhjeve ishte në duart tona, por edhe përgjegjësia për shtetin”

“Morëm besimin e plotë të Ali Ahmetit se mbështesin 5 qershor si datë për zgjedhje me ose pa LSDM-në. Vetëm me daljen në zgjedhje fitohet legjitimiteti i popullit dhe në asnjë mënyrë tjetër. E dëgjova Zaevin i cili tha se asgjë nuk varet nga Nikolla Gruevski, që nënkupton se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, andaj Zaev, merr guximin dhe të ballafaqohemi në zgjedhje.

“Deri më 5 qershor mund të thoni gjithçka, por më 5 qershor do të turpëroheni nga vetvetja, më 5 qershor do të pësoni fiasko”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, raporton Alsat, përcjellë Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme