“Gruaja shtatzënë u vra në dyer të shtëpisë”, gazetari Krasniqi rrëfen për masakrën e Çirezit e Likoshanit NULL NULL 27.02.2026 10:13 27.02.2026 10:13 Gazetari Vullnet Krasniqi Më 28 shkurt 1998, forcat serbe kryen një nga masakrat e para mbi popullatën civile në Kosovë, duke sulmuar fshatrat Çirez e Likoshan të Skenderajt. Si pasojë, u ekzekutuan 20 civilë dhe katër ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngjarjet që do t’i paraprinin edhe Epopesë së Jasharëve në Prekaz, vetëm pak ditë më vonë, janë përshkruar në dokumentarin “Përqafimi i fundit”, të realizuar nga emisioni MAT. Autori i dokumentarit, Vullnet Krasniqi, rrëfeu për emisionin “Ora 7” sesi Sheremet Sejdiut nga Qirezi iu vranë katër djemtë. Por, nuk mjafton me kaq! Po aq e trishtë është edhe tragjedia në familjen Ahmeti, ku forcat serbe vranë dhjetë burra të kësaj familjeje, ku nuk kursyen as Rukijen, të cilën e vranë në dyer të shtëpisë edhe pse ishte shtatzënë në muajin e tetë. Për më shumë, ndiqni rrëfimin e plotë: