Gruaja që u lodh, hoqi dorë nga depilimi e lëshoi mjekërr NULL NULL 09.06.2016 13:49 09.06.2016 13:49 Një grua me një numër të madh të qimeve në fytyrë, ka vendosur që ta rrisë mjekrën e saj të plotë dhe po thotë se kurrë s’është ndjerë më seksi dhe më femërorë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. 39 vjeçarja Rose Geil, e kishte vërejtur se hormonet s’i kishte tërësisht në rregull pasiqë filloi t’i rritej mjekra, dhe më pas kishte filluar të rruhej. Tinegjerja nga Oregoni, duhej që të rruhej për çdo ditë në mënyrë që fytyra e saj t’i qëndronte e pastër nga qimet, ritual ky që e bëri për 20 vjet me radhë. Mirëpo, pasi kishte kaluar vite të tëra duke aplikuar produkte e procedura të shtrenjta në fytyrë, ajo kishte vendosur që të mos bënte më asgjë, thjesht ta rriste mjekrën e saj.