Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruaja që bleu një ishull dhe ndihmoi qindra punëtorë

NULL NULL
14.04.2016 13:30

Melita Kolmandas Hunter ka pasur shansën që të jetojë ëndrrën e saj.

Nga një shtëpiak australiane, ajo është shndërruar në bashkë pronare të Song Saa, një ishull privat në Cambodia.

Gjithçka kishte filluar në vitin 2005 kur bashkëshorti i Melita, Rory ishte ftuar që të punojë në Cambodia dhe natyrisht  ajo e kishte përcjellur atë në këtë aventurë.

Ata po planifikonin që të qëndronin në Azinë Jugore për një vit dhe më pas të transferoheshin në Neë York.

Por pasi kanë kaluar disa kohë në Cambodia, ata kanë vendosur të qëndrojnë aty, e tashmë janë bërë 16 vjet, transmeton Klan Kosova.

Por Melita nuk qëndroi kot në Cambodia, ajo arriti që të blejë një ishull të shkretë për 15.000 dollarë dhe e shndërroi atë në një resort me shumë stil.

Për të ndërtuar këtë ëndërr, u deshën 1 vjet e gjysmë, shumë njerëz dhe shumë punë por më në fund ata ia dolën.

Sot ky ishull quhet resorti  Song Saa dhe ka shumë vende për atraksion, 27 vila personale, një restoran, bar dhe shumë vende të të tjera për rekreacion.

Nga porti kryesor në Cambodia arrihet në resort me anije për më pak se një orë ose ata që vijnë si turistë nga qytete dhe shtete të ndryshme e përdorin edhe helikopterin për të arritur në plazhet e mrekullueshme të këtij ishulli.

Të gjitha shtëpitë janë të ndëtuar nga materiale të riciklueshme ndërsa për popullin e Cambodia ndërtimi i këtij ishulli ishte shumë i mirëseardhur pasi ishte koha pas luftës dhe shumë prej tyre kishin nevojë për para që të nisnin jetën.

 

 

lajme të ngjashme