Gruaja përmes fotografisë NULL NULL 25.07.2015 09:24 25.07.2015 09:24 Yung Cheng Lin, ndryshe njihet edhe si “3cm”, është një fotograf i talentuar tajvanez. Lin, në fototgrafitë e tij shqyrton gjërat e përditshme të grave, si seksualitetin, lindjen, menstracionet, pjekurinë e pritjet e shoqërisë se si duhet të jetë një grua në shoqëri, transmeton Klan Kosova. Në fotot e tij, shpeshëherë mund të “përqohet” dhimbja që gruaja e ndien. Fansat e tij shprehen se arti i tij dhe mënyra se si ai mendon të përqojë një mesazh, i bën që të ndalen e të mendojnë. Lin, shprehet se fotot e tij i arrin duke përdorur objekte të përditshme, ngjyra të thjeshta dhe siç e quan ai ‘magjinë e dritës’.